Bashkimi Evropian po përgatit një takim të ri të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme, e tha këtë gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit 2026, sipas Sinjalit.
Ajo tha se ka marrë premtimin e drejtuesve të të dyja palëve që të ulen së bashku, “ne të tre”. Përgatitjet kanë nisur dhe i dërguari i posaçëm për dialogun po punon për to. Datë nuk u dha.
Kallas e quajti pengesë situatën institucionale në Kosovë. Sipas citimit të Sinjalit, ajo tha se për një vit nuk ka pasur realisht qeveri dhe institucione funksionale, dhe se kjo e ka vonuar tryezën. Shtoi se normalizimi u duhet të dyja palëve për të ecur në zgjerim.