Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti Special, ka anuluar dënimin prej 13 vjetësh ndaj Muhamet Alidemajt dhe e ka kthyer çështjen në rigjykim. Lajmin e raporton Bota Sot.
Sipas asaj kronike, gjykata i ka pranuar ankesat e të akuzuarit dhe të mbrojtësit, dhe sipas detyrës zyrtare ka rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. Vendimi i ri i themelit ende nuk është dhënë.